Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovo) në Kosovë, zbaton një sërë aktivitetesh me qëllim të përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile (OShC) në monitorimin e transparencës dhe konsultimit publik në komuna.
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (
KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (
USAID Kosovo) në Kosovë, zbaton një sërë aktivitetesh me qëllim të përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile (OShC) në monitorimin e transparencës dhe konsultimit publik në
komuna.
Në këtë drejtim, KLGI-ja fton të gjitha OShC-të/aktivistë/e të interesuara të aplikojnë në monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Administratë të Hapur në Komunë (Nr.04/2023). Monitorimi do të realizohet nga OShC/aktivistë/e, në së paku 28 komuna të shpërndara në 8 rajone të përcaktuara më poshtë. Për monitorimin e komunave të një rajoni, do të përzgjidhen 5 deri 8 organizata/aktivistë/e të cilët do të mentorohen dhe kompensohen nga KLGI.
Procesi i përzgjedhjes do të përfshijë dy hapa:
Hapi I: 15 OShC/aktivistë/e do të përzgjidhen për trajnim/punëtori treditorë (sesioni i parë trajnim njëditor për bazën ligjore dhe formën e organizimit dhe funksionimit të qeverisjes lokale), (sesioni i dytë – një ditë trajnim i kombinuar me punëtori për monitorimin e financimit publik dhe një ditë për monitorimin e konsultimit publik).
Hapi II: 5 deri 8 OShC/aktivistë/e do të përzgjidhen nga trajnimi për monitorimin e komunave të ndara në 8 rajone.
Kush mund të aplikojë dhe cilat janë kriteret e aplikimit?
• Të gjitha organizatat joqeveritare të regjistruara në Kosovë, aktivistë/e apo grupet joformale që mund ta dëshmojnë aktivitetin e tyre;
• Kanë të paktën tri vite përvojë të angazhimit në komunitet;
• Kanë përvojë bazike në procese monitoruese të institucioneve publike.
Të interesuarit/at ftohen të dërgojnë:
• Certifikatën e regjistrimit të lëshuar nga institucioni përkatës; kurse për grupe joformale, një dëshmi që konfirmon aktivitetin e grupit;
• Formularin e plotësuar me të dhënat e organizatës/aktivistit/grupit;
• Dëshmi se janë angazhuar në komunitet në tri vitet e fundit.
Të gjitha këto dokumente duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes e-mail: info@klgi-
ks.com. Vetëm organizatat/aktivistët që hyjnë në listën e ngushtë të përzgjedhjes do të njoftohen.
KLGI-ja dhe KCSF-ja ruajnë të drejtën për ri-negocim apo ri-përcaktim të komunave të cilat do të monitorohen nga aplikantët.
Për informata shtesë mund të kontaktoni përmes telefonit në numrin: +383 (0) 38 522 000.
Afati i fundit për aplikim: 26 Qershor 2024.